Lezhë, mashtruan për të marrë kredi, arrestohen 4 persona
LEZHë- 4 persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Lezhës sot për mashtrim në marrjen e një kredie me shumë 10 milionë lekë. Sipas Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin të 4 personat kanë mashtruar me kreditë bankare me qëllim për të ndërtuar një pallat disa katësh në Lezhë, themelet e të cili janë hedhur tashmë.
Kredia është marrë në bashkëpunim me punonjësen e bankës, që bëri denoncimin. Migena Shema me detyrën oficere kredie është vënë në pranga bashkë me biznesmenin Haxhi Haxhija i firmës Ulqini, si dhe dy persona të tjerë Nikoll Ndoji dhe Martin Gjokhilaj, të deklaruar në bankë si punonjës të firmës, që po ashtu kanë marrë kredi duke mos paguar këstet.
Prokuroria e rrethit Lezhë kishte nisur një hetim pas padisë së filialit të bankës dhe ka mundur që së bashku me policinë të ndalojë personat e implikuar.
(m.a/News24/BalkanWeb)