KiE raport për racizmin: Shqipëria pa kuadër ligjor
TIRANE- Shqipëria ka bërë përparime lidhur me ligjet antidiskriminuese dhe antiraciste megjithatë ka ende mjaft punë për të bërë. Kështu thuhet në një raport të Këshillit të Europës lidhur me racizmin dhe diskriminimin në Shqipëri.
Sipas raportit të ëprpiluar nga komisioni i racizmit dhe intolerancës përshëndeten zhvillimet e fundit dhe disa miratime ligjesh në Shqipëri por situata e romëve dhe minoriteteve të tjera mbetet shqetësuese. Ndërgjegjësimi mbi diskriminimin mbetet ende në nivel të ulët , thuhet në raport.
Shumë njerëz mendojnë që ky fenomen nuk ekziston në Shqipëri sepse Kushtetuta e parashikon që gjithë qytetarët janë të barabartë.
Mbetet i ngadaltë procesi drejt miratimit të një legjislacioni të plotë kundër diskriminimit, përfshi këtu fusha si strehimi, kujdesi shëndetësor dhe aksesi në shërbimet publike.
Raporti kërkon që vëmendja ndaj grupeve minoritare të jetë më e madhe dhe u kërkon autoriteteve të ushtrojnë presion që mediat të ëprfshijnë problemet sociale të grupeve të minoritetit.
Gjithshtu raporti rekomandon që fëmijët romë të përfshihen në regjistrin civil kombëtar dhe kërkohet që gjithë romëve tu jepet e drejta për të votuar.
Raporti shton se grekërit, maqedonasit dhe serbo-malazezët janë njohur si minoritete kombëtare, ndërsa romët dhe vllehët njihen si minoritete etno-linguistike. Autoritetet nuk kanë njohur komunitetin boshnjak si minoritet kombëtar , thotë raporti duke shtuar se sipas autoriteteve shqiptare komuniteti egjiptian nuk ka një gjuhë të vecantë ndaj nuk mund të konsiderohet minoritet kombëtar.
Raporti vlerëson punën e avokatit të popullit për minoritetet por përsëri rekomandon se ky institucion mund të bëjë më shumë.
Raporti përfundon me një sërë rekomandimesh që kanë të bëjnë me përmirësimin e kuadrit ligjor dhe ngritjen e disa strukturave për të përmirësuar të drejtat e njeriut për gjithë minoritetet. Komisioni kundër racizmit dhe intolerancës është një strukturë e pavarur për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Europës që monitoron problemet që lidhen me racizmin dhe intolerancën si dhe përgatit raporte dhe rekomandime për vendet anëtare.
(e.n/News24/BalkanWeb)