E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë

PRISHTINE-Sot në Prishtinë është arrestuar një ish Sekretar Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili aktualisht punon si këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë. Arrestimin e ka kryer policia e EULEX-it dhe policët e Kosovës që janë pjesë e Task Forcës Anti Korrupsion.

Mediat kosovare zbardhin emrin dhe shprehen se bëhet fjalë për Ilir Tolaj ish-sekretar permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa aktualisht këshilltar politik i ministrit Bujar Bukoshi u arrestua të martën në Prishtinë, në kontekst të një hetimi penal për shmangie tatimi.
Kurse EULEX-i përmes njoftimit për media njofton vetëm se arrestimin e ka kryer Policia e EULEX-it dhe policët e Kosovës që janë pjesë e Task Forcës Anti-Korrupsion, por pa bërë të ditur emrin.

Lidhur me këtë rast janë kryer kontrolle në tri vende në Prishtinë, përfshirë një zyrë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Hetimet rreth këtij rasti janë duke u kryer nga Policia e EULEX-it nën mbikëqyrje të zyrës së Prokurorisë Speciale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›