E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktivitete të ndryshme kushtuar 6 Qershorit

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 20:15

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Mitrovicës ka organizuar aktivitete të ndryshme kushtuar 6 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në këtë komunë. Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Shipol, si dhe në Bajgorë, tek varri i dëshmorit Mehë Uka.

Gjatë takimit me familjarët e dëshmorëve, Kastrati ka shprehur respektin për gjithë dëshmorët e kombit, duke i cilësuar ata themeltarë të lirisë dhe pavarësisë. “Kanë kaluar 12 vjet që ne frymojmë të lirë. Biem dhe zgjohemi pa frikë në shtëpitë tona dhe në atdheun tonë që quhet Kosovë. Dhe çdo ditë përjetojmë jetën e dinjitetshme që nuk e kishim me shekuj”, ka thënë ai.

Sipas Kastratit, përditë ndihet rëndësia e sakrificës dhe luftës heroike të bijve më të devotshëm të kësaj toke, të cilët me gjakun e tyre i dhanë jetë lirisë. “Ndjehemi të fortë dhe të pathyeshëm nga nami dhe vepra e tyre që na frymëzon, përkundër sfidave me të cilat ballafaqohemi në forcimin e shtetit tonë të pavarur”. Dita e Dëshmorëve në Mitrovicë është përmbyllur me një akademi përkujtimorë në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›