PTK shitet për 600 milion

Televizioni i njohur amerikan për biznes, ekonomi, bursa etj, Bloomberg, ka bërë një shkrim në lidhje me shitjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës, ku dhe ka vlerësuar se vlera e shitjes së aksioneve të kësaj kompanie do arrijë shifrën mbi 600 milionë euro".
T-Hrvatski Telekom d.d. nga Kroacia dhe Telekom Austria AG (TKA) janë përzgjedhur nga qeveria e Kosovës si finalist në garën për privatizimin e aksioneve të kompanisë publike Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A.
Operatori kroat, i cili në pjesën më të madhe zotërohet nga Deutsche Telekom AG (DTE) dhe Telekom Austria AG (TKA), kanë mundur rivalët e tjerë në garën për 75 përqind të aksioneve të kompanisë publike më profitabile të Kosovës.
Shitja është një përpjekje e qeverisë së Kosovës, për të mbuluar shpenzimet buxhetore. Vlera e shitjes së këtyre aksioneve vlerësohet se do të arrijë 600 milion euro", vlerëson Ministria e Ekonomisë së Kosovës, transmeton Bloomberg. (qendra)