Komisioni hetimor Kuvendi vendos per shkarkimin e Spahiut

Kuvendi voton sot raportin e komisionit hetimor "Për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Kreshnik Spahiut, zëvëndëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë". Kështu, gjatë seancës së sotme parlamentare, ligjvënësit do të japin verdiktin e tyre mbi një raport të tillë. Dy ditë më parë komisioni i posaçëm hetirmo miratoi këtë raport ku gjatë publikimit të tij bëri me dije se hetimit parlamentar u konstatua se Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues i zëvendëskryetarit të KLD-së, duke e zëvendësuar atë me veprimtari politike.
Po gjatë seancës së sotme pritet të zhvillohet dhe një interpelancë me Ministrin e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, e kërkuar nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe.
Po gjatë seancës së sotme pritet të zhvillohet dhe një interpelancë me Ministrin e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, e kërkuar nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe.