Aktivitete turistike dhe ndihma per femijet e Fierit
Pesedhjete femijeve me aftesi te kufizuara u jepen ndihma materiale nga dega e Kryqit te Kuq ne Fier. Institucioni me ane te nje projekti te ndare ne disa faza ka synim ndihmen dhe argetimin e kesaj kategorie pavaresisht problemeve qe mund te kete gjithsecili. Te enjten sekretari i Kryqit te Kuq Fier Nazmi Bregasi si dhe specialiste te tjere te kesaj organizate humanitare kane kryer vizite ne mjediset ku qendrojne dhe arsimohen femijet me zhvillim te vonshem. Dega e Kryqit te Kuq ne Fier kishte siguruar me pare nje sasi ndihmash per afro 50 femije. Perpara femijeve sekretari i Kryqit te Kuq dega Fier Nazmi Bregasi ka bere apel per nje vemendje me shume. Bregasi ka thene se ndihma e se enjtes eshte teper simbolike per keta femije qe kane nevoja nga me te ndryshmet deri dhe tek ato jetike. Ne projektin tone e kemi te ndare ne disa faza dhe me zbatimin e tij duam qe te integrojme edhe keta femije. Pas ndihmes se sotme projekti do te vazhdoje me shetitjen e ketyre femijeve ne pikat arkeologjike dhe turistike te qarkut si dhe me angazhimin e tyre pse jo dhe ne ndonje aktivitet kulturor. Vemendja jone e madhe eshte te keta femije ka thene Bregasi.