Aktivitetet e Ditës së Verës në Elbasan

Veç ballokumeve Dita e Verës në Elbasan do të nisë sivjet edhe me paradën poetike të Festivalit Poetik Ballkanik Trëndafilat e Elbasanit, në teatrin Skampa.
E veçanta e festimeve të Ditës së Verës këtë vit në Elbasan është pjesëmarrja e një grupi të njohur nga Amerika. Mariachi Imperial de America, grupi më i mirë në Huston, Teksas dhe i njohur në programin televiziv Mirëmëngjes Amerikë vjen në Shqipëri për ti prezantuar publikut shqiptar një përvojë të re kulturore. Një gjini e muzikës meksikane, që kombinon traditën spanjolle me instrumentimin indigjen, Mariachi simbolizon diversitetin e përvojës kulturore amerikane. Mariachi Imperial de America do të japë koncert në datën 14 mars në qendër të qytetit të Elbasanit si pjesë e festimeve të Ditës së Verës. Ardhja e tyre në Shqipëri bëhet e mundur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Festivali Folkloristik Tipologjik Mbarëkombëtar i Këngës Popullore
Në Elbasan, përgjatë datave 11-12 mars do të zhvillohet Festivali Folkloristik Tipologjik Mbarëkombëtar i Këngës Popullore në Teatrin Skampa. Në të marrin pjesë grupe folklorike nga qytetet e Elbasanit, Tiranës, Shkodrës, Lushnjës, Vlorës, Ulqinit, Beratit, Kavajës, Peshkopisë, Fierit, Korçës, Durrësit, Gjakovës etj.
Secili grup folklorik do të sjellë më të mirën e traditës së qytetit të tij.
Dt. 11-12 mars
Ndërsa po në kuadër të Ditës së Verës në Elbasan festa fillon ditë më parë.
Datë 11 mars, ora 18.00
Koncert i Ansamblit Isuf Myzyri me rastin e 30-vjetorit të vënies së emrit, në teatrin Skampa.
(Hapja zyrtare e festimeve të Ditës së Verës)
Datë 12 mars, ora 19.00
Koncert i Ansamblit Isuf Myzyri në sheshin para Kalasë.
Datë 13 mars, ora 11.00
Ceremonia e hapjes së panairit tregtar Dita e Verës, në Pallatin e Sportit Tomorr Sinani.
Ora 18.00
Ceremonia e hapjes së veprimtarive të Festivalit Poetik Ballkanik Trëndafilat e Elbasanit.
Ora 21.00
Koncert i Grupit Muzikor DELADAP, në sheshin përpara Kalasë.
Datë 14 mars
Ora 08.30
Kros i shkollave 9-vjeçare të qytetit, përgjatë bulevardit Qemal Stafa.
Ora 09.00
Karnavalet e shkollave 9-vjeçare të qytetit, përgjatë bulevardit Qemal Stafa.
Ora 09.30
Aktivitete artistiko-kulturore për fëmijë, në sheshin përpara Kalasë.
Ora 12.00
Parada poetike e Festivalit Poetik Ballkanik Trëndafilat e Elbasanit, në teatrin Skampa.

m.s/NOA