E Diel, 1 Nëntor 2026

Taulant Pustina: Delina, një abstragim në mesjetën e hershme shqiptare

Skenografi dhe kostumografi i njohur zbulon sekretet, që sollën në skenë veprën e Çesk Zadesë në një mjedis arbëror

Baleti Delina me muzikë të artistit të madh Çesk Zadeja dhe libret të Agron Aliajt u rikthye në skenën e TKOB pas 46 vjetësh. Skenografia dhe kostumografia erdhën të përgatitura me mjeshtëri nga emri i njohur Taulant Pustina, i cili tashmë njihet për arritjet e tij në skenat shqiptare. Delina konsiderohet si një nga baletet më të njohur të repertorit shqiptar,

i cili në skenën e TKOB përcolli një atmosferë të mrekullueshme, falë dhe punës të realizuar me plot pasion të skenografit dhe kostumografit Pustina. Në libretin e ri, historia e Delinës rri në triptik bashkë me legjendat e "Norës" së Andrea Skanjetit, dhe me legjendën e Doruntinës. Për të gjitha këto në skenën shqiptare erdhi një mjedis i hershëm arbëror, ku nën tingujt e muzikës erdhi një vepër me vlera të larta artistike. Në një intervistë dhënë për gazetën, disa ditë pas shfaqjes skenografi Pustina zbulon disa nga sekretet, që bënë që në skenë të vinte Delina shqiptare.

 -Para disa ditësh u vu në skenë vepra e Çesk Zadesë Delina. Ju realizuat skenografinë dhe kostumografinë e saj. Çfarë mund të na thoni për këtë, duke ditur se ju sollët në skenë një mjedis të hershëm arbëror?
 Baleti erdhi ndryshe nga konceptimi fillestar që ai ka pasur. Është transformuar, ku muzika i është veshur dy legjendave, që janë legjenda e Doruntitës dhe Nora e Kelmendit. Është transformuar nga versioni i parë që ka qenë i politizuar, pasi ashtu kanë qenë dhe kushtet e Shqipërisë në atë kohë, sepse vendi ynë ka qenë nën diktaturë, kështu që ajo kishte personazhe negativ dhe pozitiv. Kishte turq dhe shqiptarë, pra kishte libret të kësaj natyre, ndërsa tani libreti është ndryshe. Nuk ekziston një ndarje e prerë me thikë, por ekziston vetëm evokimi i këtyre elementëve, detajeve negative dhe pozitive, që janë brenda realitetit shqiptar. Ekziston edhe sot si problem, dhe gjithmonë ka pasur kontradikta antagonizmi, momente supermacie, momente dobësie. Të gjitha këto gjëra evokohen në këtë balet, ku shfrytëzohet dhe muzika që është shumë e bukur.

-Tingujt e Zadesë, që ju frymëzuan ju?
Muzika e Zadesë shërben si zanafillë për ta larguar objektin nga realiteti, edhe muzika ashtu është pra jashtë realitetit. Në këtë mënyrë edhe ti nuk ke pse të bëhesh konkret, kur ajo nuk është konkrete. Më parë ishte e vështirë që kjo të realizohej në këtë mënyrë, pasi duhej patjetër që skenografia si pjesë e artit figurativ të ishte e figurshme, ndërsa në këtë rast ne flasim për figuracione. Flasim për elementë simbolikë. Kjo ka qenë dhe nga diskutimi që ne kemi bërë bashkë me koreografin, që ne ta largojmë nga realiteti i mirëfilltë nga ajo që preket, shihet ose përjetohet. Diçka sureale, diçka mbështetur në simbolikë, pavarësisht që do të jetë shqiptare mos të ketë diçka që të evokojë direkt, shumë të njohur. P.sh nëse tek Doruntina ne kemi fusha e male, të gjitha këto ekzistojnë, por ato male ne i sollëm në formën e gurëve. Pra ata janë si simboli i malit, aty lëvizin, pra një gjë që nuk ekziston në natyre aty ekziston në skenografi në lëvizje. Po ashtu edhe kostumet nuk janë të mirëfillta, por janë të frymëzuara nga ajo periudhë, që ka pasur një heterogjenitet kulturash, ku flitet për periudha romake apo bizantine, apo ndikime të kulturave të tjera. Kostumografia e vesh personazhin, vesh idenë, nuk bën një veshje autentike.

-Si e konsideroni këtë bashkëpunim me TKOB?
Unë kam shumë vite që bashkëpunoj me TKOB dhe kjo është vepra e tretë, që unë vë nga krijimtaria e Çesk Zadesë. Bashkëpunimi i parë ka qenë në vitin 1988, ku u vendos në skenë Vajzat e qytetit të gurtë, ku unë kisha konstumografinë dhe koreograf ishte Petrit Vorpsi, ndërsa i dyti ishte sërish bashkëpunim me Agron Alinë, që ka qenë para tre vjetësh, ishte baleti Lumi i vdekur, ku edhe aty kisha sërish skenën dhe kostumet. Veprat e Çeskut janë të bukura dhe unë atë e kam njohur dhe personalisht. Ai ka qenë në njeri i jashtëzakonshëm.

-Si ndikonte pushteti i kohës në veprat që viheshin në skenë. Sa ndihej ai dhe tek opera?
 Kishte shumë censurim, madje dhe muzika në atë kohë tek Vajzat e qytetit të gurtë ishte fantastike, por që ai e vendoste në Gjirokastër në periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare. Ne në atë kohë kostumet i vendosëm larg asaj, i stilizuam dhe i bëmë për balet, por në atë kohë pati një lloj reagimi.

-Si e konsideroni bashkëpunimin me koreografin Agron Aliaj?
Veprën e parë që unë kam vendosur me të ka qenë në vitin 1987, pas 20 vitesh censurimi dhe ishte Arrëthyesi, ku gjatë këtyre viteve nuk u vu në skenë asnjë vepër e huaj. E gjithë frika ishte tek skenografia dhe kostumografia, të cilat ishin shumë të avancuara për kohën edhe ishte e para vepër pas 20 vitesh. Në atë kohë ishin rreth 100 veta për aprovimin e saj, sepse dita e nesërme mund të sillte edhe internimin.

-Sa e vështirë ka qenë për ju që të sillnit në skenë atë që ju donit?
Në atë kohë ishte krejt ndryshe nga koha sotme, nëse flasim për ditët e stome i vetmi problem është vetëm ai ekonomik. Pra nëse punon fantazia dhe çdo gjë është në rregull që është gjëja më kryesore mungon ajo ekonomike. Më parë këto probleme nuk ekzistonin nga ana ekonomike, por ishte të tjera, pra ishte censurimi që i bëhej atyre. Në atë kohë nuk viheshin kaq shumë vepra sa viheshin tani, pasi në TKOB me sa di unë do të jenë 12 vepra në vit, pra është një shifër gjigante, ndërsa në atë kohë kishte më pak vepra. Në atë kohë, në diktaturë do të bëhej dhe 30 vjetori i Mrikës dhe regjisor u mor Rikard Ljarja, i cili vine me ide të ndryshme. Ai bëri një platformë shumë të bukur regjisoriale dhe unë bëra skenografinë e asaj kohe. Ishte diçka shumë e bukur, por kur e panë në ekzekutim u frikësuan, sepse orkestra duhet të hipte lart nëpër skenografi. Ishte një koncept modern dhe u frikësua jo pjesa artistike, por ajo administrative. Ne u detyruam që të ndryshojmë komplet konceptin. 

-Cila ka qenë vepra më e veçantë, që ju keni vendosur në skenë?
Mund të përmend disa vënie të Traviatës nga veprat e huaja, ku versioni i fundit u konceptua në mënyrë të tillë ku kishte mundësi të bëheshin dhe turne. Po ashtu ka qenë dhe Peshkatarët e perlave, Princesha e Çardashit, Toska, Hirushja, që ka një nga muzikat më të bukura që mund të ekzistojnë, por janë dhe vepra të tjera.

-Periudha më e vështirë gjatë karrierës suaj?
Gjithmonë ka qenë para viteve 90, për arsye sepse nuk vlerësohesh për problemet artistike. Që të vish në një shfaqje artistike, kjo do të thotë që ti të shohësh një koncept ndryshe nga ajo që jeton në jetën zakonshme. Kur trajtohet një vepër artistike ti duhet patjetër të shkosh me një vizion ndryshe. Kur vumë në skenë Peshkatarët e perlave, që e vumë në fillim të viteve 90, për atë ne pavarësisht se patëm shumë vështirësi për gjetjen e materialeve sepse ngjarja ishte në Indi doli shumë e bukur. Ne atë kohë nuk kishim as internet, as literaturë për Indinë etj. Ne në atë kohë pamë disa filma me shumë vështirësi në Kinostudio, sepse dhe ata nuk lejoheshin quheshin të censuruar. Ne donim ti shikonim vetëm për kostume dhe aty morëm leje vetëm për ti parë. Vepra megjithë këto vështirësi doli shumë e bukur. Ishte realiste, pavarësisht se skenografia gjithmonë ka simbolikën brenda, por kishte disa gjëra të cilat njerëzit i shikonin, ndërsa sa i takon baletit anën vizive mund ta përdorje më kollaj.

-Ndërkohë që ju jeni dhe pedagog në Akademinë e Arteve. Si janë të ndërtuara marrëdhëniet tuaja me studentët dhe çfarë mendoni për brezin e ri?
Brezi i ri, mendoj se ka shumë ëndrra por pak punë. Këtu nuk flas për të gjithë, por flas për shumicën, pasi ka dhe përjashtime. Në të gjithë institucionet arsimore është një gjë e zakonshme, por pretendohet që degët tona janë shumë të bukura dhe që kanë të bëjnë tek pjesa që njeriu ka qej

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›