E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romanca Up in the Air, në ekranin e kinemasë

Këtë sezon pranveror kinema Millenium do të vijë me romancë dashurie. Që nesër  kinema Millennium do të shfaqë komedinë romantike Up in the Air. Komedia Up in the Air është një premierë  dramë dhe  romancë e drejtuar nga regjisori Jason Reitman, i cili është  gjithashtu edhe njëri prej skenaristëve të filmit. Protagonisti kryesor i filmit është aktori George Clooney,

i cili interpreton historinë e pazakontë të një burri që e kalon jetën e tij më shumë në ajër sesa në tokë. Komedia është vlerësuar pozitivisht nga kritika dhe ka korrur sukses të madh jo vetëm në arkëtimet e biletave, por edhe në trofetë e çmimeve. UP in the Air ka 6  nominime Oscar, 44 çmime të fituar dhe deri tani 51 nominime në të gjitha çmimet kinematografike të vitit. Pjesa më e madhe e këtyre çmimeve është ndarë mes skenaristëve, dy aktorëve protagonistë (George Clooney dhe Vera Farming) dhe regjisë. Historia ka për protagonist Ryan Bingham, një ekspert menaxher të burimeve njerëzore dhe të riorganizimit të personelit. Zbavitja e tij e vetme është shtimi i pikëve nga fluturimet e shumta për të mbërritur statusin e personit të 1 milion miljeve. Por kur shefi i tij i kërkon që të pushojë nga puna Nathalie, ai kupton se kishte ardhur momenti i një ndryshimi...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›