E Martë, 3 Nëntor 2026

Aktiviteti “Gusht e n’Fest” në Gramsh, i pranishëm edhe Presidenti, Bajram Begaj

Presidenti, Bajram Begaj ka marrë pjesë në aktivitetin “Gusht e n’festë”, që po zhvillohet në qytetin e Gramshit. I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Armanda Begaj ai është pritur nga kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi.

“Gusht e n’Fest”, nis sot dhe do të zhvillohet për 4 ditë rradhazi ku pjesëmarrës do të jenë qytetarët e Gramshit. Kjo festë do të bëjë bashkë operatorë, zejtarë apo artizanë  të qytetit.

Gusht e n’fest”, risjell traditën e gramshiotëve por edhe vlen për promovimin e natyrës e bukurisë së zonës si kanionin e Holtës, liqenin e Banjës, liqenin e Dushkut.

Kjo festë nis për ndër të 80-vjetorit të themelimit të batalionit partizan “Vërcë Sulovë”.  

AXHENDA “Gusht e n’Fest”

E Enjte, 17 Gusht 2023

09:00 – 12:00 Panair kulinarie dhe artizanal me produkte vendase, në Qendër të Qytetit.

09:00 – 11:00 Lojra për fëmijë me animatorë Italian, në Qendër të Qytetit.

10:00 – 14:00 Eksplorojmë shpellën e Kabashit, hiking në Kabash, nisja në Qendër të Qytetit.

19:00 – 20:00 Koncert me artistë vendas dhe fëmijët e QKF, në Qendër të Qytetit.

20:00 – 21:00 Kinema verore, film shqiptarë, në Pedonalen e Qytetit.

21:00 – 23:00 Koncert festiv me tenorin tonë Armaldo Kllogjeri, këngëtaren e mirënjohur të

këngës popullore Maja dhe artistё vendas, në Pedonalen e Qytetit.

23:00 – 23:59 Muzikë nga Dj.Berti, në Pedonalen e Qytetit.

E Premte, 18 Gusht 2023

09:00 – 12:00 Panair kulinarie dhe artizanal me produkte vendase, në Qendër të Qytetit.

09:00 – 11:00 Lojra për fëmijë me animatorë Italian, në Qendër të Qytetit.

09:00 – 10:00 Parakalim në qendër të qytetit, me Bandën Frymore të qytetit Elbasanit.

10:00 – 11:00 Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.

18:00 – 19:30 Paradë me motorristët Steel Ëings përgjatë bulevardit “10 Korriku”.

19:30 – 20:30 Kinema verore, film shqiptarë, në Pedonalen e Qytetit.

20:30 – 21:15 Akrobaci me Fiona Rushiti dhe Madness Leaders.

21:15 – 23:59 Koncert festiv me 3-shat Band, Era Rusi dhe këngëtarin Grek Pano Psaltis, në Pedonalen e Qytetit.

E Shtunë, 19 Gusht 2023

09:00 – 12:00 Panair kulinarie dhe artizanal me produkte vendase, në Qendër të Qytetit.

09:00 – 11:00 Lojra për fëmijë me animatorë Italian, në Qendër të Qytetit.

09:00 – 10:00 Panair i makinave Retro, përgjatë bulevardit “10 Korriku”.

10:00 – 12:00 Ndeshje miqësore futbolli për femra, stadiumi “Myslim Koçi”.

10:00 – 14:00 Vizitojmë Liqenin e Dushkut, nisja në Qendër të Qytetit.

18:00 – 19:00 Teatër Kukullash për fëmijë, në Pedonalen e Qytetit.

19:00 – 20:30 Kinema verore, film shqiptarë, në Pedonalen e Qytetit.

20:30 – 21:15 Akrobaci me Fiona Rushiti dhe Madness Leaders.

21:15 – 23:59 Koncert festiv me të ftuar special këngëtaret e muzikës së lehtë Soni Malaj dhe

Rovena Ibrahimi, dhe këgëtarët e muzikës popullore Avni Lushka dhe Lulzim Qose në Pedonalen e Qytetit.

E Diel, 20 Gusht 2023

09:00 – 12:00 Panair kulinarie dhe artizanal me produkte vendase, në Qendër të Qytetit.

09:00 – 11:00 Lojra për fëmijë me animatorë Italian, në Qendër të Qytetit.

10:00 – 14:00 Vizitë në Kanionin e Holtës, ecje përgjatë kanionit, nisja në Qendër të Qytetit.

10:00 – 16:00 Kayak në Liqenin e Banjës, në fshatin Drizë, te lapidari.

20:00 – 21:00 Kinema verore, film shqiptarë, në Pedonalen e Qytetit.

21:00 – 23:59 Koncert festiv nga Urban Band, Eranda Libohova dhe Mehdi Zena, në Pedonalen e qytetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›