E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balluku paralajmëron administratorët e energjisë : Kurseni energjinë ose do të gjobiteni!

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se institucionet shtetërore që nuk do të ulin faturën e konsumit të energjisë, do të gjobiten.

Gjatë një takimi të martën me administratorët e energjisë të caktuar në çdo institucion shtetëror, Balluku tha se ulja me 15% e konsumit në këto institucione do të sillte ulje me 1% në të gjithë vendin.

“Nuk kemi synim të bllokojmë proceset e punës, por po flasim për kompjuterë që ndizen dhe nuk fiken kurrë, kondicionerë që rrinë ndezur edhe kur nuk duhet, drita që ndriçojnë fasadat. Do të donim që të gjitha fasadat dhe ndërtesat historike të qëndronin gjithmonë të dukshme, por sot duhet të kursejmë!” tha zonja Balluku. 

“Në rast se në dy muaj rresht nuk do të ketë reagim nga ana e institucionit tuaj, ne nuk do të shikojmë që ka ulje të konsumit krahasuar me një vit më parë, atëherë do të jemi të detyruar përmes task-frocës që të vendoset gjoba që parashikohet në aktin normativ. Sigurisht gjoba i vendoset institucionit, por shkon në llogari të titullarit” tha zonja Balluku.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës tha se që prej nisjes së fushatës sensibilizuese, në të gjithë vendin, konsumi i energjisë është ulur me 5%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›