E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshja, shtohet numri i zonave te mbrojtura ne Shqiperi

Natyra do te jete me e mbrojtur, dhe po ashtu edhe numri i siperfaqeve te zonave te mbrojtura do te shtohet. Nje gje e tille pritet te ndodhe pas zbatimit te marreveshjes mes 6 vendeve te Ballkanit ne Bon te Gjermanise, ku mori pjese edhe Shqiperia. Perfaqesuesit e qeverive te Shqiperise, Bosnje Hercegovines, Kroacise, Malit te Zi, Serbise dhe Sllovenise kane deklaruar qellimin e tyre per te deklaruar 13 zona te reja te mbrojtura dhe te zgjerojne 9 zona te tjera ekzistuese ne Evropen jug-lindore. Arku Dinarik ne Evropen jug-lindore eshte nje rajon qe perbehet nga pyje te medhenj e pothuajse te pashfrytezuar si dhe nga nje popullsi e shendetshme e mishngrenesve te medhenj (arinj, ujqer, cakalle me lekure te verdhe). Gjithashtuajo eshte zona me e pasur ne burime ujore ne Mesdhe per sa i perket ekosistemeve me uje te fresket. Marreveshja i afron qeverite drejt nje vizioni me te dukshem ne nje rrjet te gjere nderkufitar te zonave te mbrojtura qe shtrihen drejt ketij rajoni te rendesishem nga pikepamja ekologjike. "Ky rrjet i zonave te mbrojtura do te mbushe nje boshllek te madh ne nje rrjet pan-Evropian, qe zgjatet nga Franca ne Greqi, duke siguruar strehe per speciet e rrezikuara si dhe per korridoret e "levizjes" se specieve", tha Paolo Lombardi, Drejtor i Programit Mediteran te WWF. Kjo mbledhje e gjashte vendeve eshte nje fitore e madhe per mbrojtjen e biodiversitetit ne Europen jug-lindore, duke ndihmuar ne mbrojtjen e sigurise biologjike dhe kulturore te rajonit dhe duke favorizuar rritjen ekonomike kombetare aq mire, sa dhe furnizimin e nje baze konkrete per zgjatjen e bashkepunimit rajonal. Midis shume angazhimeve me te rendesishme, Shqiperia do te zgjeroje siperfaqen e zones se mbrojtur me te pakten 40 mije hektare, ndersa Bosnia dhe Herzegovina do te krijoje tre zona te reja te mbrojtura ne rajonin e saj qendror malor. Kroacia do te perforcoje manaxhimin e pese siperfaqeve ujore te mbrojtura dhe ngritjen e dy parqeve tokesore te rinj ndersa, Mali i Zi do te krijoje dy parqe tokesore, tre parqe te reja ujore, si dhe do te harmonizoje mbrojtjen natyrale te brendshme ne perputhje me legjislacionin e Komunitetit Evropian. Serbia do te rindertoje nje siperfaqe te re te mbrojtur dhe do ta zgjeroje ate me nje rezervat per kafshe te medha

WWF, organizata globale e ruajtjes

WWF eshte nje nga organizatat e pavarura te ruajtjes se ambientit me te respektuara dhe me te medha ne bote. Ajo ka nje neteork global aktiv ne me shume se 100 shtete me rreth 5 milione mbeshtetes. Misioni i WWF eshte te ndaloje degradimin e zhvillimit natyral te tokes dhe te ndertoje nje te ardhme ku njerezit mund te jetojne ne harmoni me natyren, duke ruajtur diversitetin biologjik te botes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›