E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati, shmanget vrasja pas sherrit te alkoolit

Kane mundur te shmangin nje vrasje kur nje 35-vjecar ka qelluar me pistolete ndaj nje personi qe ndodhej ne lokalin "Diva". Pas lajmerimit te marre ne kohe, sherbimet e Komisariatit te Policise numer 2 ne Tirane, se bashku me seksionin perkates Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit, kane shkuar rreth ores 22:30 te se premtes, ne rrugen "Irfan Tomini" ne Tirane, prane nje bar-kafe, ku kishte ndodhur ngjarja. Sipas te dhenave zyrtare te nje dite me pare nga policia, mesohet se ne kete vend eshte tentuar te vritet me arme zjarri shtetasi Kreshnik Xhaferri, 24 vjec. Nderkohe, pas nje pune te shpejte hetimore policia ka arritur te identifikoje autorin e tentatives se vrasjes, per te cilin dyshohet te jete 35-vjecari Fredi Allko, nga Tirana. Burimet nga policia e kryeqytetit kane bere te ditur se gjithcka ka ndodhur ne oren 22:30 minuta te dy diteve me pare, kur Xhaferri dhe Allko kane qene se bashku ne lokalin te vendit i quajtur "Teknologjikja", por konsumimi i tepert i alkoolit ka bere qe muhabeti te nxehet se tepermi gjate kalimit te kohes. Por ne oret e vona te darkes, konflikti ka kaluar nga fjalet te zenkat trup me trup. Pas kesaj ngjarjeje, 34-vjecari Allko ka nxjerre nje pistolete dhe ka qelluar drejt viktimes se tij, i cili per fat te mire nuk ka marre asnje plumb. Me pas kane qene banoret qe kane njoftuar policine, e cila ka identifikuar autorin e ketij atentati te deshtuar. Sipas policise, paraprakisht dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur per motive te dobeta, ndersa ne cilesine e proves materiale u sekuestrua nje gezhoje. Aktualisht po punohet per kapjen e autorit tashme te identifikuar. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›