Medvedev: Kosova, si Iraku per SHBA-te
Presidenti i Rusise, Dmitrij Medvedev, ka deklaruar dje se shpallja e pavaresise se Kosoves paraqet, sipas tij, shkelje te se drejtes nderkombetare. Ne nje takim me ambasadoret ruse ne Moske, Dmitrij Medvedev, ka thene se si shkelje te se drejtes nderkombetare pos tjerash duhet radhitur edhe shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves. Ai me kete rast ka pretenduar se per "Bashkimin Evropian Kosova eshte njesoi se Iraku per Shtetet e Bashkuara te Amerikes". "Ne rastin e Kosoves serish jane shkelur ligjet nderkombetare si parim fondamental i ekzistences se shteteve dhe zhvillimit te proceseve evropiane dhe boterore", ka thene Medvedev. Rusia njihet per prirjet e saj proserbe. Analistet mendojne se me shume se mbeshtetje politike ndaj Serbise, kundershtia e Moskes per pavaresine e Kosoves lidhet me antiamerikanizmin e njohur rus.