Prishtina, perplasje me Stokholmin
PRISHTINE - Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, hodhi poshte dje propozimin e ministrit te Jashtem suedez, Karl Bilt, sipas te cilit, UNMIK-u duhet te vazhdoje te mbetet ne vendbanimet serbe ne Kosove, edhe pas perfundimit te procesit te rikonfigurimit te pranise nderkombetare ne Kosove. "Ne Kosove nuk mund te kete dy misione te ndara mbikeqyrjeje per nje etni", citohet Presidenti Sejdiu nga mediet e Prishtines. Sipas Kryetarit te shtetit te Kosoves, propozime te tilla mund te nxisin edhe temen e ndarjes se Kosoves, ndaj jane te papranueshme. "Propozimet qe mund te nxisin edhe temen e ndarjes se Kosoves, jane krejtesisht te papranueshme per institucionet e vendit", sqaroi Presidenti Sejdiu, duke iu pergjigjur interesimit te medies pas nje takimi me drejtorin e Qendres se OSBE-se per parandalimin e konflikteve me seli ne Vjene, Herbert Salber.
POLEMIKA
Njoftimet jozyrtare bejne te ditur se serish mund te kete zvarritje te vendosjes se misionit per sundimin e ligjit te BE-se, pasi Suedia ka riaktualizuar ceshtjen e mos vendosjes se EULEX-it ne veri. "Ne i kemi kundershtuar ne vazhdimesi, nese kane ardhur nga qarqe te caktuara, por jo zyrtarisht. Ide te tilla jane totalisht te papranueshme", paralajmeroi Presidenti Sejdiu dhe theksoi: "Nuk mund te kete dy misione te ndara dhe misione te privilegjit, te kontrollit, apo te mbikeqyrjes per njeren ose tjetren etni dhe ne natyren me te keqe te asaj qe edhe mund te supozohet te inicimit te temave te ndarjes se Kosoves, apo te pjeses se izoluar nga teresia".
Nderkohe, edhe vete zyrtare te EULEX-it thone se qendrimi i Suedise mbetet sic ka qene edhe me pare, dhe kjo nuk do te kete efekt ne planifikimet per zbarkim. Ne EULEX shprehet bindja se vendosja e teresishme do te ndodh me se largu ne fund te tetorit, apo ne fillim te nentorit.
SHTRIRJA
Presidenti Sejdiu eshte shprehur optimist se EULEX-i do te vendoset ne Kosove deri ne fund te tetorit, kur edhe do te duhej te perfundonte faza e rikonfigurimit te UNMIK-ut. "Une jam i prirur qe te shoh perparesite, qe te behet shpejt. Ka veshtiresi objektive, qe i ka secila shoqeri ne kete rast. Edhe ne specifiken tone te ecjes, edhe per ne me rendesi eshte qe te ofrojme bashkepunim ne menyren me te mire te mundshme", pohoi Presidenti. Ai shtoi se, "ne presim me mirebesim nismen per te perfunduar ne afat kohor optimal dhe eshte interes yni dhe interes i EULEX-it qe te marre funksionet e veta. Prandaj, do te jene ne rolin ndihmes sic kane qene gjithmone dhe ne e cmojme ate rol".
Serbet e Kosoves nuk e duan BE-ne
Serbet e Kosoves ne mase te madhe jane shprehur kunder vendosjes se misionit te BE-se, meqe kjo, sipas tyre, shihet edhe si pranim i pavaresise se Kosoves. Ne perpjekje per t'i bindur serbet se EULEX-i do te jete ne te mire te te gjitha komuniteteve, shefi i ketij misioni Yves de Kermabo ka vizituar komunitetin serb ne Kline, ku u ka bere thirrje per bashkepunim. "Na besoni dhe punoni me ne, sepse kjo eshte menyra me e mire qe sundimi i ligjit te mbreteroje ne tere Kosoven", ka porositur Kermabo, ne viziten qe e zhvilloi bashke me Kryeministrin Hashim Thaci.