E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helikopteri i KFOR ben ulje emergjente

Nje helikopter i KFOR-it u ul urgjentisht dje heret ne mengjes, per shkaqe teknike, ne territorin e komunes se Zubin Potokut, ne veriun e Kosoves. Zyrtaret e KFOR-it bene te ditur se nuk ka te plagosur as mes popullates dhe as nder pjesetaret e KFOR-it. Ndersa helikopteri njoftohet se eshte ende jashte funksionit. Me heret agjencia serbe Fonet kishte raportuar per rrezimin e ketij helikopteri, pasi i njejti ishte ngaterruar ne largpercuesit elektrike, per shkak te keputjes se te cileve, dje pjesa me e madhe e komunes se Zubin Potokut mbeti pa energji elektrike. Por zyrtaret e KFOR-it kane bere te ditur se behet fjale vetem per nje ulje emergjence dhe se nuk ka te lenduar as nga ana e popullates dhe as nga ana e pjesetareve te KFOR-it.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›