E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefer: Kur mund te ike KFOR-i nga Kosova

BRUKSEL - Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hup Shefer, pohon se krijimi i nje force te re te sigurise ne Kosove do te jete ne interes te qendrueshmerise ne rajon, por edhe ne interesin e vete serbeve. Por Shefer ka thene se kjo force do te mund te ishte me e perafert me nje force franceze, "xhandarmerine". Shefer ne intervisten qe i ka dhene BBC-se, flet sidomos per te ardhmen e shtetit me te ri te botes.

Roli i NATO-s ne Kosove, ne te kaluaren ka qene vendimtar. Si e shihni ju tani vazhdimin e pranise ushtarake nderkombetare ne Kosove?

Roli i KFOR-it dhe NATO-s, si dhe qendrimi e mandati i tij, eshte i bazuar mbi Rezoluten 1244 te KS te OKB-se. Keshtu do te vazhdoje gjithnje perderisa te mos kete nje Rezolute tjeter qe e zevendeson ate 1244. Prandaj KFOR-i eshte atje dhe do te vazhdoje te qendroje gjithandej Kosoves per aq kohe sa te jete e pershkruar nga OKB-ja.

Por cfare do te kete pas Rezolutes 1244?

Kjo i takon KS te OKB-se te vendose. Nderkohe, ne kemi pare shpalljen e pavaresise dhe e dini se jo te gjithe anetaret ose aleatet e NATO-s, e kane njohur Kosoven. Megjithate, kjo nuk e ndryshon faktin se KFOR-i eshte atje dhe do te qendroje atje ne nje te ardhme te parashikuar. Kjo eshte pranuar edhe nga aleatet qe e kane pranuar dhe nga ata qe nuk e kane pranuar. Ne kete menyre, KFOR-i nuk eshte i prekur nga zhvillimet. Ju e dini se KFOR-i gezon nje besim te plote ne Kosove edhe nga shumica shqiptare, por edhe pakica serbe.

Por NATO-ja po planifikon qe te ndihmoje ne krijimin e nje force te re te sigurise ne Kosove. Si mund te arrihet kjo?

Se pari, mendoj se kur flasim per detyrat e reja, nje mjedis i sigurt eshte parapare edhe me 1244, ka te beje me krijimin e nje force te sigurise dhe kjo vec tjerash, mund te jete edhe ne interes te serbeve. Por si e definojme nje force te sigurise? Natyrisht se ajo do te kete nje detyre te kufizuar dhe mbase fjala "xhandarmeri" do te ishte me e peraferta me te. Dikush duhet ta beje kete. Dikush duhet ta mbikeqyre shperberjen e TMK-se dhe ngritjen e kesaj force te re. Kush tjeter do ta bente kete, do te ishte pyetja ime retorike?

Ajo eshte kerkuar nga qeveria ne Prishtine, eshte perkrahur nga ajo. Mendoj se kjo eshte ne interes te qendrueshmerise dhe sigurise ne rajon dhe vertete shoh nje lidhje mes Rezolutes 1244 dhe asaj qe po ben KFOR-i ne kornizat e detyrave te reja.

Prishtina e ka pranuar kete dhe po e perkrah. Por Beogradi po e kundershton kete force. Madje zyrtare te tij kane thene se NATO po e krijon shtetin e tij ne Kosove?

Mendoj se kjo nuk eshte e drejte. Une kam biseda zyrtare e jozyrtare me miqte e mi ne Beograd dhe une e di se ata kane qene dhe vazhdojne te jene kritike, por mendoj se une mund te provoj te pakten t'ua sqaroje se cfare nenkupton kjo, se cila eshte historia e KFOR-it per ta bere kete.

Une e kuptoj se eshte e veshtire per ta. Une e njoh Beogradin dhe i njoh miqte e mi dhe nuk e mohoj se eshte e veshtire per ta, por ne duhet te vazhdojme dialogun me ta. Mendoj se ne nje periudhe afatgjate kjo eshte edhe ne interesin e tyre.

A eshte NATO e pergatitur qe te ndihmoje ne dialogun Prishtine-Beograd, posacerisht ne veri, meqe kemi pare shume probleme atje?

Nuk mendoj se NATO-ja duhet te marre rolin e ndermjetesit politik. Ky nuk eshte roli i NATO-s, por sic e thashe NATO-ja ka nje mandat shume mire te kornizuar dhe te pershkruar sipas Rezolutes 1244 dhe ky eshte KFOR-i, qe ofron nje siguri dhe qendrueshmeri ne gjithe rajonin. Mendoj se NATO-ja nuk duhet te marre nje rol ne ndermjetesim. Duke e thene kete une e kam pjese te punes sime qe te kem marredhenie te mira edhe ne Prishtine edhe Beograd. Me kete, sinqerisht, shpresoj se qeveria e re ne Beograd, do te kerkoje, ashtu sikurse edhe une, nje dialog konstruktiv mes Serbise dhe NATO-s.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›