E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktoret e rrezikshme

Nga Express më 20 maj 2011 në ora 16:44

Internet portali amerikan AskMen ka përpiluar listën e aktoreve më të rrezikshme të filmave aksion. Në vendin e parë ndodhet zonja Smith, gjegjësisht agjentja e fshehtë Eveline Salt.

Angelina Jolie është shpallur për heroinën më të rrezikshme të ekranit të madh. Nëna e gjashtë fëmijëve këtë titull e fitoi falë votave të lexuesve të portalit AksMen, që morën pjesë në anketë, gjegjësisht falë roleve të Lara Croft, Miss Smith dhe Eveline Salt.

Pas saj radhitet Halle Berry, e cila imazhin e vashës së rrezikshme e fitoi me rolin e Gruas mace dhe me atë të të dashurës së James Bond. Ndërkaq, Charlize Theron, që u radhit e treta, falë rolit të vrasëses serike në filmin ‘Monster”.

Në mesin e pesë të parave u plasuan edhe Mila Jovovic dhe Uma Truman, e cila “do t’ju vriste në vend” në filmin “Kill Bill”, njësoj siç do të bënte edhe Mila Jovovic në filmin "Resident Evil"... natyrisht, po të ishin zombi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›