Druri “i pakuptueshëm” i Jetës
Opusi simfonik i Malick nga gazetarët u prit i kombinuar, me duartrokitje dhe me pakënaqësi.
Rrëfimi intim familjar për edukimin në vitet e pesëdhjeta të tre djelmoshave në Teksasi, është kombinuar me asgjë më pak se me krijimin e gjithësisë, ndarjen e qelizave, dinozaurët që shëtisin xhunglave dhe me shqyrtimin teologjik të librit për Jova’n.
Edhe pse i lavdëruar si një kryevepër, por edhe i përqeshur nga kritikët dhe bllogerët si një ‘marrëzi’ pretencioze, “Druri i Jetës” duket se ka ndarë kritikët, megjithëse të gjithë vlerësuan se bëhet fjalë për një film që “tretet” edhe gjatë kohë pas shikimit.
Vetë Malick, që njihet si njeri i turpshëm dhe i vetmuar, nuk është shfaqur fare në Cnnes, ka refuzuar të flas për filmin dhe ka ndaluar publikimin e fotografive të tij nga materialet promovuese. Kështu që ylli (dhe producenti) i filmit, Brad Pitt, u shfaq pothuajse i vetmuar në konferencën për gazetarë, duke u munduar që të mbronte regjisorin. Pitt qëndrimin refuzues të Malick ndaj publikut e krahasoi me ndërtimtarët.
“Nuk e di përse në industrinë filmike ekziston një rregull i pashkruar, sipas të cilit ata që krijojnë diçka duhet atë edhe ta shesin. Malick ka ndërtuar një shtëpi, por po refuzon që të jetë edhe agjent për shitjen e saj”, theksoi Pitt.