E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaroi se mirëkuptonte Hitlerin përjashtohet nga Kana

Regjisotri danez, Lars von Trier, i është ndaluar pjesëmarrja në Festivalin e filmit në Kanëë, për shkak të deklarimeve të tij se ai ndjente keqardhje për Adolf Hitlerin. Në deklaratën për shtyp të organizatorëve të Kanës, njoftohet, se von Trir është shpallur “persona non grata” në festivalin e Kanës, për shkak të komenteve të tij të bëra dje.

Komunikata i ka quajtur deklarimet e danezit “të papranueshme, të patolerushme dhe në kundërshtim me idealet e njerëzimit dhe bujarisë”. Në një konferencë për media, von Trier, duke folur për Hitlerin, ka thënë: “ai nuk është një person që do të mund ta quaje të mirë, por unë e kuptoj në shumçka atë, dhe pak a shumë ndjej keqardhje për të”.

Pas kësaj deklarate ai ka thënë se ishte duke bërë shaka ndërsa më vonë kërkoi falje publike për deklaratat e tij. Deklarata e sotme nuk e sqaronte nëse filmi i Lars von Trir, “Melankolia”, është përjashtuar gjithashtu nga gara e Kanës. Von Trir e ka fituar çmimin kryesor të Festivalit të Kanës, Palma e Artë, në vitin 2000, me filmin, “Dancer in the Dark”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›