E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Aktorët politikë t’i qasen frymës së bashkimit”

28-11-2012 / Gazeta 55

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth uron shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth uroi dje shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Në mesazhin e tij ambasadori Wollfarth nxit palët që të bashkëpunojnë për realizimin e reformave në funksion të integrimit të Shqipërisë. “U dërgoj urimet më të mira të gjithë shqiptarëve, që festojnë këtë përvjetor të rëndësishëm të pavarësisë së tyre. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është krenare që e ka mbështetur vendin në ndërtimin e një jete më demokratike e të begatë për qytetarët e tij, gjatë 15 viteve të fundit. I nxis të gjithë aktorët në vend t’i qasen frymës së bashkimit, që nevojitet për të çuar përpara axhendën e reformave, me qëllim realizimin e synimeve kombëtare të Shqipërisë për integrim europian”, thuhet në mesazhin e kreut të OSBE-së në Tiranë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›