E Diel, 1 Nëntor 2026

Lutem që ju dhe qeveria juaj të forconi paqen, drejtësinë dhe përparimin në vendi”

28-11-2012 / Gazeta 55

Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI, telegram urimi Presidentit Bujar Nishani, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori një telegram urimi nga Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Zyra e shtypit e Presidentit bën të ditur se, në mesazhin e urimit të Papa Benedikti XVI thuhet se, “po ju shkruaj për të shprehur urimet e mia më të përzemërta, me rastin e Festës së Pavarësisë të Republikës së Shqipërisë”. “Në këtë rast të rëndësishëm, po dërgoj shumë të nderuarin Zef Gashi, Prift i Barit, si Përfaqësues të Selisë së Shenjtë, që sjell urimet e mia personale për ju dhe qytetarët tuaj. Nëpërmjet tij, jam i kënaqur t’ju përcjell sigurimet e lutjeve të mia që ju dhe qeveria juaj të kërkoni forcimin e paqes, drejtësisë dhe përparimit për vendin. Duke përsëritur urimet e mia, ju dërgoj për ju dhe popullit të vendit tuaj, bekimet më të shumta”, shprehet Papa Benedikti XVI.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›