E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktori Rajen Gosling per here te pare ne nje film me veprim

Ndersa afrohet sezoni perpara ceremonise se cmimeve Oskar ka nisur shfaqja e filmave te medhenj. Nje prej tyre eshte filmi Drive me regji te Nikolas Winding Refn. Nje film dramatik dhe me veprim ai na ofron nje grup te shkelqyer aktoresh si dhe efekte te magjishme ne ekran.

Tensioni eshte shume i larte gjate kesaj ikjeje. Por shoferi eshte i qete teksa manovron me makinen e tij gri rrugeve te Los Anxhelosit.

Papritur ai hidhet ne veprim duke shmangur policet.

Kontrata qe ai ka nenshkruar kerkon qe te kushtoje vetem 5 minuta nga koha e  tij per te siguruar largimin e sigurt te disa grabitesve te nje banke. Mjafton te shohesh keto 5 minuta befasuese dhe kupton se ia vlen te shohesh filmin qe zgjat 2 ore e gjysem.

Regjisori danez Nikolas Winding Refn fitoi cmimin e regjisorit me te mire me filmin Drive ne festivalin e Kanes.

Kamera e tregon historine permes planeve te shkurtra detajeve te mbajtura gjate ne ekran si dhe veprimeve te vrullshme. Dialogu eshte i rezervuar.

Keshtu e menduam filmin. I thashe regjisorit nese mund te evitonim cdo dialog qe dukej i tepert. Dhe gjate xhirimeve kuptuam se mund te rrefesh nje histori perpara kameres edhe pa dialog te ngjeshur thote aktori Rajen Gosling.

Ne nuk dime asgje per te kaluaren e shoferit. Ai eshte fjalepak por i besueshem dhe shume i afte ne perdorimin e timonit. Pervec ikjeve te tij te shpeshta ai punon si kaskader ne Hollivud dhe dhe ne nje garazh makinash. Ai nuk njeh moralin deri sa bie ne dashuri me Irenen luajtur nga Keri Mulligan.

Irena eshte e martuar me nje te burgosur. Kur ai del nga burgu e detyrojne qe te kryeje nje vjedhje.

Nese ai kundershton familja e tij do te vdese. Ndaj shoferi i ofron ndihme. Por gjerat nuk shkojne mire. Burri i Irenes futet ne kurth nga Mafia dhe vritet. Shoferi mbetet me nje cante me 1 milion dollare dhe nen ndjekjen e mafiozeve.

Drive na risjell ne mendje filmat dramatike me veprim te viteve 1980 dhe heronjet e tyre. Shoferi do te hakmerret.

Heroi i filmit eshte meditues dhe i qete por mund te shnderrohet menjehere ne nje njeri te pameshirshem dhe ndersa shtjellohet ideja e filmit personazhi i tij shkon drejt surreales.

shte ne strukturen e nje perralle. Ndertohet pak nga pak momenti i duhur kur kaloresi duhet te vrase dragoin shtrigen e keqe apo personazhet e tjere te keqinj.

Ryan Gosling na jep nje interpretim cilesor ne rolin e shoferit duke treguar aftesine per tiu pershtatur ketij roli qe duket se premton shume ne karrieren e tij.

Filmi Drive ka te gjithe elementet e duhur per nje film kult karaktere te forta thellesi kinematografi te madhe dhe skena befasuese. Disa mund te mos i pelqejne skenat e dhunshme por sic ndodh edhe ne filmat e Tarantinos dhuna eshte nje pjese integrale e historise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›