E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon takimi i Ministrave te Financave te BE-se

Ministrat e Financave te Bashkimit Evropian perfunduan nje takim dy-ditor duke arritur pak perparim ne zgjidhjen e krizes ne rritje te borxhit ne Evrope.

Ministrat perfunduan sesionin sot ne Vrosllav te Polonise pa rene dakort per nje takse mbi tranzaksionet financiare qe mund te grumbulloje te ardhura per Bashkimin Evropian.

Takimi perfundoi perpara se cishte planifikuar ndersa mijera demonstrues u mblodhen ne Vrosllav per te protestuar masat shtrenguese ekonomike perfshi nje pakesi te perfitimeve publike me pak sherbime dhe ndoshta rritje te taksave.

Shume vende evropiane kane marre masa shtrenguese ekonomike ndersa perpiqen te zgjidhin krizen financiare qe po perhapet ne 17 vende qe perdorin euron.

Zyrtaret vonuan gjithashtu nje vendim per ti dhene Greqise 11 miliarde dollare me shume ne hua emergjente derisa Greqia te tregoje se po permbush kushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›