Sateliti me i madh i zbulimit vendoset ne nje muze afer Uashingtonit
Te shtunen agjencia qeveritare amerikane qe eshte pergjegjese per satelitet e zbulimit ka prezantuar nje nga satelitet me te medhenj te spinuazhit qe Shtetet e Bashkuara kane derguar ndonjehere ne hapesire.
Zyra Kombetare e Kunderzbulimit e ka vendosur satelitin Hexagon ose KH-9 ne Muzeun Kombetar te Hapesires prane Uashingtonit.
Sateliti me nofken Big Bird ose Zogu i Madh eshte 18 metra i gjate me diameter prej 3 metrash.
Gjate kohes sa ishte ne orbit nga viti 1971 deri ne fillim te viteve 80 sateliti ka marre fotografi te Bashkimit Sovjetik dhe objektivave te tjera. Imazhet kane ndihmuar qe Shtetet e Bashkuara te sigurohen se Bashkimi Sovjetik i respektonte traktatet e kontrollit te armeve.
Sateliti eshte vendosur ne muze per te festuar 50 vjetorin e Zyres Kombetare te Kunderzbulimit e cila ishte agjenci sekrete deri ne vitin 1992.