Munter Lidhjet e qeverise pakistaneze me rrjetin Hakani duhen zhdukur

Nje zyrtar i larte amerikan tha se Uashingtoni ka dokumentacione qe tregojne lidhje mes qeverise pakistaneze dhe nje grupi militant qe fajesohet per nje seri sulmesh ne Afganistan.
Ambasadori amerikan ne Pakistan Cameron Munter i tha Radio Pakistanit se duken qarte lidhjet mes Islamabadit dhe rrjetit Hakani. Ambasadori tha gjithashtu se keto lidhje duhen zhdukur.
Shtetet e Bashkuara kane dyshuar se agjencia pakistaneze e zbulimit ka lidhje me rrjetin Hakani dhe grupe te tjera militante ne Afganistan por rralle e ka thene kete publikisht.
Shtetet e Bashkuara dhe Natoja e kane fajesuar rrjetin Hakani per sulmet ndaj trupave amerikane dhe te natos perfshi ate te 13 shtatorit kunder ambasades amerikane ne Kabul.