E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, kthehet në tragjedi gara e avionëve

Duhej të ishte një shfaqje, gara e avionëve në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por përplasja e një avioni, ka shkaktuar 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur, 15 prej të cilëve në gjendje kritike. Avioni i tipit “P-51 Mustag”, i Luftës së Dytë Botërore, u rrëzua në kampionatin kombëtar të garave ajrore, ndërkohë që organizatorët deklaruan se shkak i rrëzimit mund të ketë qënë një difekt mekanik. Piloti i avionit, Jimmy Leward, 74 vjeçar ishte një ndër viktimat. Sipas njërit prej dëshmitarëve është dëgjuar një shpërthim i vogël dhe më pas avioni ka precipituar në fushë. Ndërsa të tjerë deklaruan se në pistë kishin parë mbeturina dhe pjesë trupi të gjymtuara.
 

Shefi i agjensisë të garave ajrore Mike Houghton, shprehu keqardhjen për viktimat dhe deklaroi se kjo ishte një ngjarje e tmerrshme.
"Ky është një aksident i rëndë, mbase më i rëndi që ka pasur komuniteti ynë në këto dekada”, dekalroi zëdhënësi i shërbimeve emergjente rajonale.
 

Dëshmitarët okularë e përshkruan ngjarjen si të tmerreshme. Sipas tyre, dukej sikur në pistë kishte shpërthyer një bombë. Ndërsa senatori demokrat i Nevadas, Harry Reid, në një mesazh ngushëllues shprehu, mbështetjen e familjarëve që humbën personat e tyre në këtë aksident.
 

Kampionati kombëtar i garave ajrore mbahet çdo vit në muajin shtator. Ndërkohë disa herë është vënë në dyshim siguria e kësaj gare, pasi në 4 pilotë humbën jetën gjatë vitit 2007-2008, organizatorët nuk ngurruan të përgatiteshin për kampionatin e këtij viti, i cili përfundoi në tragjedi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›