Zbulohet emri i fëmijës së Adele

Adele është parë me një qafore në të cilin lexohej emri “Angelo” dhe kjo ka nxitur spekulime se ndoshta ky mund të jetë emri i djalit të saj. 24 vjeçarja ka vendosur që ta mbajë sekretë emrin që nga lindja e tij disa muaj më parë.
Ajo pati të vendosur në qafën e saj një qafore të arit derisa po bënte shopping në West Hollywood.
“Edhe disa persona afër Adele kanë thënë se emri i bebes është Angelo. Ne nuk jemi të sigurt për këtë gjë pasi që ajo ka vendosur ta mbante të fshehtë por sigurisht që herët ose vonë do të zbulohet”.
Adele dhe i fejuari i saj, Simon Konecki mirëpritën ardhjen në jetë të fëmijës së tyre me 19 tetor. /Indeksonline/