Në sy të anglezëve

Paraqitjet e mira të Albert Bunjakut në elitën e futbollit gjerman nuk kanë kaluar pa u vërejtur edhe nga klube të ligave të ndryshme të Europës. Në mesin e skuadrave që kanë shprehur interesim për 26 vjeçarin janë edhe disa ekipe angleze.
Kosovari me pasaportë zvicerane ka bërë të ditur se dy klube nga elita e futbollit anglez (Premierliga) kanë shprehur interesim për të. Mirëpo, sulmuesi i Nurnbergut nuk ka dashur t’i bëjë publik emrat e klubeve interesuara.
“Menaxheri im më ka thënë se dy klube nga Premierliga kanë shprehur interesim, por emrat e tyre nuk mund t’i tregoj”, ka thënë Bunjaku për Express të mërkurën.
Mirëpo, përveç anglezëve, të interesuar për t’i si gurojnë shërbimet e Bunjakut janë edhe disa klube nga Bundesliga.
“Menaxheri im ka biseduar me Borussia Dortmundin dhe Stuttgartin. Diçka konkrete ende nuk ka, por nëse transferohem te njëra nga këto skuadra, atëherë mundësitë për të shënuar janë më të mëdha sesa në Nurnberg”, theksi Bunjaku, i cili këtë sezon realizoi 12 gola.
Kosovari me pasaportë zvicerane me Nurnbergun ka kontratë deri në vitin 2012, mirëpo nuk përjashton mundësinë që gjatë afatit kalimtar të kësaj vere t’i thotë lamtumirë Nurnbergut.
Mirëpo, nëse i ofrohet kontratë e re nga klubi gjerman, Bunjaku thotë se gjasat për të vazhduar në Nurnberg janë të mëdha, klub ku bëri emër me paraqitjet e mira në sezonin e fundit.
I kënaqur me paraqitjet
I transferuar në Nurnberg gjatë dimrit të vitit 2009 nga skuadra e Ligës së Tretë gjermane RW Erfurt, Albert Bunjaku i la gojëhapur të gjithë me paraqitjen e shkëlqyeshme në sezonin e tij të parë në Bundesliga.
Sulmuesi me prejardhje nga Gjilani sezonin në elitën e futbollit gjerman nuk e nisi mirë, duke mbetur në bankën rezervë. Mirëpo, pas një kohe të shkurtër, Bunjaku udhëhoqi Nurnbergun duke realizuar 12 gola.
“Ky sezon për mua ka qenë fantazi. Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e mia. Në Gjermani askujt nuk ia ka marrë mendja se unë do të kem një sezon të tillë, pasi vija nga Liga e Tretë. Mirëpo, as unë nuk kam besuar se do të kem një sezon kaq të mirë”, përfundoi sulmuesi i rrezikshëm.
Botërori, vetëm ëndërr
Albert Bunjakut përfundimisht i është shuar ëndrra për ta përfaqësuar Zvicrën në kampionatin botëror ‘Afrika e Jugut’ 2010, që fillon më 11 qershor.
Edhe pse është në listën rezervë të selektorit Ottmar Hitzfeld, sulmuesi kosovar i ka humbur të gjitha shpresat se mund t’i bashkohet përfaqësueses zvicerane për Botërorin 2010.
“Është ndjenjë e keqe që nuk do të mund të udhëtoj në Afrikën e Jugut. Hitzfeldi më ka thirr në telefon dhe më ka treguar se do të ftojë sulmues të tjerë, të cilët kanë luajtur në kualifikime dhe kanë eksperiencë në ndeshje ndërkombëtare. Ai më ka thënë nëse lëndohet ndokush, unë do të jem i pari që do të ftohem, por nuk besoj që kjo do të ndodhë”, ka thënë ai.
Albert Bunjaku ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesliga, duke realizuar 12 gola. Kur të gjithë prisnin se ai do të ftohej nga Hitzfeld për Kampionatin Botëror, ndodhi e kundërta duke përfunduar në listën rezervë.
“Ta them të drejtën kam pritur që të ftohem për Kampionatin botëror, pasi pata një sezon shumë të mirë me Nurnbergun”, theksoi ish sulmuesi i RW Erfurtit, i cili me Kombëtaren zvicerane debutoi në vitin 2009 në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë.
Zvicrën në Afrikën e Jugut do ta përfaqësojnë dy kosovarë: mesfushori i West Hamit, Valon Behrami dhe ai i Baselit, Xherdan Shaqiri.