“Aktori në kuti” rrëmben çmimin kryesor në festivalin e Prespës
19/07/2010 Çdo herë kur një shfaqje nga Kosova prezantohet në festivale ndërkombëtare është lajm në vete për shkak të pjesëmarrjeve të pakta në evenimente ndërkombëtare. Vetë pjesëmarrja e monodramës “Aktori në kuti” në festivalin e Prespës (Maqedoni) është një sinjal mbresëlënës për përkushtimin dhe artin bashkëkohor që kultivohet në hapësirën kosovare kur nuk mungon përkushtimi. Kjo shfaqje është prodhim i shtëpisë për film e teatër “AKT” nga Prishtina. Aktori Mentor Zymberaj është njëri nga të paktët që me fanatizëm nuk ka lejuar komercializimin që po na ngulfat gjithandej. Padyshim ai mund të merret edhe si model i përkushtimit të artistit ndaj profesionit primar, artit. Monodrama “Aktori në kuti” është vetëm njëri nga projektet e shumta ku artdashësit kanë pasur rastin të shohin artin e tij. Interesimi aq i vogël për artin e artistin në Kosovë, që gjithnjë ngelet nën hijen e politikës dhe problemeve ekonomike e sociale, duke e nxitur atë ti rreket realizimit të kësaj monodrame për të alarmuar në mënyrën e tij opinionin artdashës, por edhe vetë institucionet për një përkushtim më të madh ndaj teatrit.
Ai sapo është kthyer nga pjesëmarrja në edicionin e tetë të festivalit të dramës në Prespë të Maqedonisë, që këtë herë është mbajtur nën moton "Aktori i Evropës".
Çmimi i festivalit “Actor of Europe”(Aktori i Evropës) është çmimi kryesor në atë festival. “Vetë festivali quhet Aktori i Evropës, ndaj edhe pata nderin të jem pjesëmarrës me monodramën time dhe të shpërblehem me atë çmim”, thotë për “Metropol” Zymberaj, duke e konsideruar si një arritje të veçantë të tij, por edhe të kulturës kosovare. “E vlerësoj shumë lart, së pari pjesëmarrjen e shfaqjes nga Kosova dhe prezantimin e saj në një konkurrencë aq të madhe, pastaj edhe çmimin kryesor të festivalit që është synim i të gjithë artistëve dhe i vetë shteteve pjesëmarrëse”, thekson më tutje autori i tekstit, regjisori e aktori i shfaqjes monodramë, Zymberaj. Ai nuk lë pa përmendur edhe kontributin e jashtëzakonshëm të ekipit të shfaqjes, si: skenografin Zeni Ballazhi, pastaj kompozitorët e muzikës Andin Randobrava e Astrit Pallaska, si dhe mjeshtrin e ndriçimit Skënder Latifi, që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme për funksionalizimin e tërësishëm të shfaqjes.
“Aktori ne kuti” ishte e vetmja shfaqje prezantuese dhe pjesëmarrëse nga Kosova në këtë festival në mesin e shumë shfaqjeve të mëdha e vendeve pjesëmarrëse si: Franca, Greqia, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Rusia, Sllovenia, Mali i Zi e Maqedonia. Ky festival pos karakterit garues e artistik ka pasur edhe karakter bashkëpunimi e paqeje. Është themeluar para tetë vitesh me moton “Liqeni pa kufij” si synim i krijimit të një atmosfere paqeje mes shteteve Maqedoni, Shqipëri e Greqi. Pas tetë vitesh jetëgjatësie është njëri nga festivalet e mirënjohura në Evropë ku në bashkëpunim të realizimit të tij është fokusuar edhe Franca.
Vetëm gjatë edicionit 2009/2010 kjo shfaqje ka sjellë në Kosovë shumë çmime ndërkombëtare (shtatë të tillë) dhe konsiderohet jo vetëm më e suksesshmja shfaqje në Kosovë, por edhe në mbarë rajonin. Ndonëse kudo që është prezantuar ka ngritur në piedestal imazhin e artit dhe artistit kosovar, edhe kjo shfaqje ka pasur shumë pak për të mos thënë aspak mbështetjen e institucioneve, edhe pse Kosova si shtet i ri ka aq shumë nevojë për një imazh ndryshe.
E vlerësuar jashtëzakonisht kudo që është prezantuar, ka nxitur kureshtjen e drejtuesve të shumë festivaleve dhe ka marrë ftesa të reja.