Qëllohet i riu në bilardo, vdes nga plagët e marra
19/07/2010 Ekzekutimi pranë Spitalit Ushtarak në Laprakë
TIRANË- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur dje në orët e vona në kryeqytet. Burimet policore njoftuan se një i ri u qëllua me pistoletë, teksa po luante bilardo me shokët e tij. Vrasja ka ndodhur në Laprakë rreth orës 21.00, të ditës së djeshme, teksa ende nuk dihet identiteti i viktimës. Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivë të shumtë policie, të cilët morën në pyetje personat që ndodheshin në bilardo për të mësuar edhe rrethanat e vrasjes. Nga informacionet e para mësohet se i riu është rreth 30 vjeç, ndërsa nga të pranishmit nuk njihej si banor i asaj lagjeje, pasi vrasja ndodhi në afërsi të Spitalit Ushtarak dhe viktima nuk ishte parë në atë zonë. Një grindje e momentit dyshohet të jetë shkaku i sherrit të madh që ka nisur mes të rinjve për radhën e lojës në bilardo, por nga hetimet e policisë, me identifikimin e viktimës, do të përcaktohet edhe shkaku i saktë i këtij ekzekutimit. Policia fillimisht ka kryer procedurat për identifikimin e kufomës, ndërsa më pas do të përcaktohen edhe pistat e hetimit, si dhe arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje.