Aktorja Eva Alikaj pas 15 vitesh pushime me djalin në Shqipëri
TIRANE- Ajo s’ka ndryshuar aspak! Kur biseduam me të, na u duk sikur koha nuk kishte kaluar. Është po aq e ndrojtur, ëndërrimtare, e qetë. Edhe zërin e ka po aq të ëmbël. Ajo ka kaluar një jetë të mbushur me arritje të mëdha, është dehur nga suksesi, dhe ka hasur në shumë vështirësi. Flet për Tiranën dhe për Shqipërinë sikur të kishte jetuar këtu çdo minutë, edhe pse është larguar nga mëmëdheu prej vitesh. Thotë se njerëzit këtu e duan dhe, kjo shpesh e çudit, madje e bën edhe të dyshojë, nëse vërtetë puna e saj ka bërë që të ndodhë kjo, apo...
Aktorja e madhe e kinematografi së shqiptare Eva Alikaj na rrëfen me dashamirësi jetën e saj. Pyetjet tona janë të shumta, kurioziteti është i madh, sepse ajo na ka emocionuar dhe na ka dhënë shumë... Këtu s’ka vend për dyshime, ne vërtetë e duam.
Si po shkojnë ditët e pushimeve në Sarandë?
Shumë bukur. Po kënaqemi vërtetë shumë. Është hera e parë që bëj pushimet në Sarandë dhe mund të them që është një qytet shumë i bukur. Çdo vit në Shqipëri i kaloni pushimet?
Jo. Pas 15 vitesh këto janë pushimet e para që bëj në Shqipëri. Vendosëm këtë vit bashkë me Xhino që ti kalonim pushimet këtej që, edhe ai, të njihet më mirë me Shqipërinë dhe të shohë më shumë nga vendi jonë. Bëmë zgjedhjen e duhur sepse edhe atij po i pëlqen vërtetë shumë.
Po në Tiranë do qëndroni gjatë pushimeve?
Kur të largohemi nga Saranda do kalojmë edhe disa ditë në Tiranë po nuk do qëndrojmë shumë, sepse në shtator unë do jem në Tiranë sërish. Ju jeni rritur në kryeqytet në vitet 60-70. Si e kujtoni fëmijërinë tuaj? Çfarë i mungonte dhe çfarë kishin më shumë fëmijët atëherë?
E kujtoj si një fëmijëri të bukur. Unë kam qenë fëmijë i tërhequr. Duke qenë fëmijë i vetëm, preferoja të rrija me veten time, të lozja vetë. Atëherë kisha shumë qejf flokët e gjata. Ne përdornim golf në dimër dhe unë luaja me golfin duke e vënë në kokë dhe e bëja gërshet që të më dukej sikur kisha flokë të gjata (qesh). Atëherë argëtoheshim me lodra më të thjeshta, luanim me peta, ndërsa fëmijëve sot ia kanë tejkaluar masën. Mendoj se sot, është ekzagjeruar me larminë e lodrave. Dikur kënaqeshim me aq pak dhe, më duket sikur ishim më të lumtur. Duhet të them se gjatë fëmijërisë kam parë edhe shumë fi ma, dhe ishte gjëja që më pëlqente më shumë. Shihja edhe filma që nuk ishin të moshës time dhe që shpesh nuk i kuptoja dot deri në fund por sërish nuk rrija dot pa i parë. Më kujtohet gjithashtu që shpesh bënim shëtitje nga liqeni, por mua nuk më pëlqente. Doja më shumë vendet e mbyllura ku mund të rrija me veten time. Kurse sot është e kundërta. Sot e dashuroj natyrën dhe përpiqem të kaloj sa më shumë kohë në natyrë (qesh).
Ju merr malli për Tiranën e atyre viteve? Cila ishte për ju pjesa më e bukur e këtij qyteti?
Sigurisht që më merr malli për Tiranën e viteve ku unë jam rritur dhe e kam jetuar. Tani ka ndryshuar pothuajse gjithçka, por mua më pëlqen Tirana edhe sot, kështu siç është. Kujtoj me dashuri qendrën e Tiranës, ku unë kisha dhe shtëpinë dhe, kaloja aty çdo ditë. Dashuroja kinematë e Tiranës dhe kaloja shumë kohë në kinema. Mbaj mend që shkoja pothuajse çdo ditë tek kinema “Agimi”, apo tek “17 Nëntori”, të cilat nuk e di nëse janë akoma edhe sot. Më merr malli edhe për atë urën e shtrembër tek “Ekspozita” në të cilën mezi kalohej. Nuk e di nëse është akoma aty edhe sot... Riktheheni shpesh në këto vende?
Tani asgjë nuk është më njësoj, po unë e thashë që edhe tani, Tirana prapë më pëlqen shumë. Kur jam në Tiranë shkoj shpesh tek një kullë e lartë, “Sky Tower” quhet më duket. Ajo rrotullohet dhe më tregon të gjithë qytetin e unë ndërkohë përpiqem që të gjej pjesët e vjetra, kërkoj shtëpinë time, rrugët ku kaloja dhe kjo gjë më jep një ndjesi krejt të veçantë...
Kur kuptuat se donit të bëheshit aktore? Kush ishte njeriu i parë që vuri re talentin tuaj?
Unë gjithmonë kam thënë se do bëhesha aktore. Që kur isha fare e vogël... I thosha të gjithëve “Po ju nuk e kuptoni, unë do bëhem aktore, unë jam aktore, unë e di” (qesh). Pastaj mami filloi ta merrte më seriozisht këtë gjë dhe filloi të më stimulonte. Merrja pjesë në të gjitha shfaqjet që bënte shkolla. Në gjimnaz shkoja me shumë kënaqësi në teatër, edhe për një arsye se largoheshim nga mësimi por nuk ishte kjo arsyeja kryesore. Shfaqjen e parë “Familja e peshkatarit”, e kemi luajtur në “Teatrin Kombëtar”. Ishim një trupë e madhe, por mua asgjë nuk më shkonte mirë. Më dukej një dramë shumë e madhe se as zërin nuk e përcillja, nuk bëja dot asgjë... Ishte një aktore tjetër që luante “Shejen”, ishte shumë më e mirë se unë. Unë u bëra aktore dhe u bëra brenda një muaji. Kam punuar me Ilia Shytin. Ai më zbuloi dhe punoi me mua. Ka qenë konkursi në vitin 1980. Disa muaj përpara më tha një kushërirë e imja, që të merrja dhe unë pjesë në këtë konkurs. Por, pas shfaqjes së parë unë mendoja se kisha dështuar plotësisht, sepse asnjë lëvizje nuk kisha bërë siç duhet, as nuk shprehja asgjë prej aktoreje. Aty mendova se nuk isha e talentuar dhe se isha gabuar. Kushërira më thotë: “Eva pse nuk futesh në konkurs?”. Unë i përgjigjem: “Po unë s’jam e talentuar.” Dhe ajo që insistonte duke më thënë: “Punë e madhe, ti provoje njëherë. Aty ka të tjerë që janë kot fare.” As vetë se di se si mu mbush mendja. Për fatin tim të mirë mamaja ime kishte kontakt me gruan e Ilia Shytit edhe i thotë për të mos më prishur qejfin. Ai sapo më shikon e sapo dëgjoi që thashë diçka, tha menjëherë: “Eva ka shumë shanse për t’u bërë aktore”. Filluam të bënim prova, ndërkohë që të tjerët kishin muaj e vite të bënin prova. Punonim shumë orë në ditë, deri në mesnatë. Aty pastaj, unë fillova të hapesha dhe, të nxirrja të gjitha ato që kisha në vetvete. Ka qenë një pjesë “Maro Mokra” e Dritëro Agollit për fëmije që ishte interpretuar Aishe Stari, sepse duheshe një komedi, diçka dramatike... E ndjeja që isha mirë dhe aty shpërtheva, dhe atë vit u identifikova me mënyrën time të të interpretuarit. Fillova dhe shkollën dhe për disa muaj më vonë pastaj fitova disa role. Cili ishte roli juaj i parë?
Kam qenë në vitin e parë të shkollës kur më dhanë një rol tek filmi “Njeriu i mirë”. Dhe mbaj mend që nuk pësova ndonjë ndryshim të madh niveli, dhe luajta me shumë lehtësi. Më pas fitova dhe kupën në “Festivalin e Filmit”. Ishte arritje e madhe sepse unë isha vetëm 21 vjeç.
(Intervisten e plotë mund ta lexoni sot në suplementin Summer Pages të Gazeta Shqiptare)
(m.a/Sumer pages/BalkanWeb)