Tentojnë të vrasin dhëndrin, kapen babë e bir në Fier
FIER - Tentojnë të vrasin dhëndrin për motive pronësie, përfundojnë në pranga babë e bir. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në fshatin Kallm të Komunës Mbrostar.
Mësohet se Agim Muka, së bashku me bashkëshorten e tij, ka shkuar tek banesa e prindërve të kësaj të fundit (banojnë në të njëjtin fshat), pasi kishin një darkë familjare. Teksa kanë qenë duke konsumuar alkool, Muka dhe vjehrri i tij, Meleq Seferaj, kanë nisur të debatojnë ashpër njëri me tjetrin për motive të dobëta. Sipas policisë lokale, Meleqi ka fyer rëndë dhëndrin, i cili i është kundërpërgjigjur me të njëjtën gjuhë 56-vjeçarit.
Në sherr është përfshirë dhe djali 19-vjeçar i Meleq Seferajt. Konflikti mes dhëndrit dhe babë e bir ka degjeneruar deri në përleshje fizike. Sipas burimeve të mësipërme, Meleq dhe Valter Seferaj kanë goditur me mjete të forta (çekiç) në trup dhe në kokë 30-vjeçarin Agim Muka, duke e plagosur rëndë. Babë e bir kanë tentuar që ta vrasin dhëndrin, por ka ndërhyrë bashkëshortja e këtij të fundit, që e ka shpëtuar. I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore.
Mjekë të këtij spitali pohojnë se 30- vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas sinjalizimit për ngjarjen, policia ka mbërritur në spital dhe ka marrë në pyetje viktimën. Pas denoncimit të të plagosurit, blutë kanë arrestuar Meleq dhe Valter Seferajn. Materialet në ngarkim të babë e bir i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Fierit.
(m.a/GSH/BalkanWeb)