E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktorja Meryl Streep sjell portretizimin e ish kryeministres britanike Margaret Thatcher

Maryl Streep asnjehere nuk eshte druajtur nga rolet kunderthenese.  Edhe ne rolin e Margaret Thacerit ajo ka konfirmuar edhe nje here aftesite e saj  unike si aktore.

do gjest i saj intonacioni i zerit te gjitha sjellin para nesh ish kryeministren britanike.

Suksesi nuk eshte dicka e re per kete aktore ai eshte ne vazhdimesi.  Ne 12 shkurt ajo fitoi cmimin Bafta per aktoren me te mire cmimi ekuivalent i Oscarit ne Amerike. Ne fillim te muajit dhjetor ajo u nderua ne qendren Kenedi per arritjet ne jeten artistike.

Meryl Streep ka qene e suksesshme qe ne femijerine e saj. Ajo nisi te interpretoje qe ne shkolle te mesme.

Murray Horwitz eshte skenarist dhe ish regjisor ne Institutin amerikan te Filmit. Ai thote se Streep lulezon ne skene. Ai thote

Mendoj se ajo eshte aktorja me e talentuar qe kam pare deri me sot per portretizimin fizik te roleve. Per te arritur ne kete perfundim duhet ta shohim ate ne skenen e teatrit.

Por filmi e beri ate te famshme.

Kandidatura e pare per cmimin Oscar ishte ne vitin 1978 ne filmin The Deer Hunter. Ajo interpreton Linden nje grua punetore e cila preket nga lufta ne Vietnam.

Nje vit me vone ajo shkelqeu ne interpretimin e saj perballe Dustin Hoffman ne filmin Kramer kunder Kramer i cili flet per nje familje te divorcuar.  Ajo luan Joanen nje nene e cila le burrin dhe femijen e saj per gjetur vetvehten.

Per kete rol Streep mori cmimin e aktores me te mire mbeshtetese.  Por ajo fitoi edhe respektin e kolegeve mbasi portretizoi me butesi rolin e Joanes pavaresisht mendimeve te producentit regjisorit dhe kolegut te saj ne film.

Ne vitin 1982 ajo fitoi cmimin Oscar per aktoren me te mire me rolin e Sofise ne filmin Sophies Choice. Streep na jep nje interpretim te fuqishem te nje gruaje tragjike e mbijetuar e Holokaustit nazist.

Ajo ka interpretuar ne shume filma dhe ka fituar cmime te panumerta.

Murray Horwitz shpjegon suksesin e saj

Nje producent i Broadway-it me tha dikur se qellimi eshte qe te besh te duket roli me i veshtire i lehte dhe rolit me te lehte ti japesh vlere. Mendoj se Streep e ka arritur shume shume mire kete. Ajo nuk kuptohet qe aktron.

Niveli i saj emocional dhe intelektual ka sjelle role si ai i baroneshes tek Out of Africa apo zonjen ecentrike ne filmin per femije Lemony Snicket si dhe kucedren e modes Miranda Priestly ne komedine  Djalli vesh Prada.

Mbas ikones se modes ajo u shnderrua ne nje murgeshe katolike ne filmin dramatik Dyshimi dhe me pas shefja e famshme e kuzhines franceze Julia Child ne filmin Julie and Julia.

Murray Horwitz thote

do muskul cdo dridhje cdo frymemarrje eshte ne kohen e duhur. Dhuntia e saj fizike dhe aftesia e saj per ta perdorur ate mendoj se eshte e pakrahasueshme.

Nuk eshte befasues qe portretizimi i Streep tashme eshte mbuluar krejtesisht nga Margaret Thatcheri nje grua e forte parimore dhe e palekundur si vete aktorja Meryl Streep.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›