E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, betohet presidenti i ri Abd Rabbu Mansour Hadi

Sipas një lajmi të bërë të ditur nga mediat lokale mësohet se Abd Rabbu Mansour Hadi është betuar si presidenti i ri i Jemenit pas zgjedhjeve të zhvilluara në ditët e kaluara, ku ai ishte kandidati i vetëm.

Zgjedhja e tij është pjesë e një marrëveshjeje të mbështetur nga SHBA dhe të negociuar nga vendet e Gjirit.

Mansour zëvendëson kështu Ali Abdullah Saleh, i cili doli nga skena si pasojë e revoltave popullore që përfshinë vendin, të pagëzuara me emrin Pranvera Arabe.

Ndërkohë, vetë Saleh është kthyer në shtëpinë e tij në Sana pasi u mjekua në Shtetet e Bashkuara.
Me mbajtjen e zgjedhjeve më 21 shkurt, Saleh pa t`i përfundonte pushteti pas 33 vjetësh në krye të vendit. Saleh është zëvendësuar kështu nga numri dy i tij, që pas betimit merr zyrtarisht detyrën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›