E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Qendrim i ashper ndaj qeverise se Sirise

Gjate nje takimi  me kryeministren e Danimarkes Helle Thorning Schmid zotia Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre do te marrin ne konsiderate cdo mjet te mundshem per te ndaluar gjakderdhjen e popullit te pafajshem ne Siri.

Duhet tu them te gjithe atyre qe kane pare pamjet e tmerrshme qe vijne nga Siria dhe nga qyteti i Homsit se fundmi se njohja e kesaj situate eshte e domosdoshme per komunitetin nderkombetar per te nisur nje mesazh te qarte tek presidenti Assad se eshte koha per nje tranzicion eshte koha qe regjimi te levize dhe eshte koha te ndaloje vrasjen e qytetareve siriane nga qeveria e tyre. - tha zoti Obama.

Deklarata e Presidentit Obama vjen mbasi zonja Clinton njoftoi se zoti Assad do te paguaje nje cmim te larte  per shkeljen e te drejtave te popullit te Sirise dhe injorimin e vullnetit nderkombetare per shtypjen qe po ushtron ndaj opozites.

Zonja Clinton u takua me perfaqesues te me shume se 70 vendeve dhe organizatave nderkombetare ne Tuniz dje ne nje perpjekje te perseritur per te frenuar gjakderdhjen ne Siri e cila ka lene mijera te vdekur. Sekretarja e Shtetit kritikoi ashper edhe Kinen e Rusine qe mbeshtesin Sirine

Ne duhet te ndryshojme qendrimin e qeverive te Rusise dhe Kines. Ata duhet te kuptojne se po pozicionohen kunder aspiratave jo vetem te popullit te Sirise por te gjithe Pranveres arabe zgjimit arab. Ata po u thone tunizianeve libianeve dhe te tjereve ne ate rajon ne nuk jemi dakort qe ju keni te drejte te mbani zgjedhje dhe te zgjidhni vete udheheqesit tuaj. Mendoj se kjo bie ndesh me historine. - tha ajo

Nje grup i vendeve perendimore dhe Arabe te njohur si miqte e Sirise u mblodhen ne kryeqytetin e Tunizise Tuniz per tu kerkuar autoriteteve siriane te angazhohen per ti dhene fund menjehere dhunes dhe per te lejuar shperndarjen e ndihmave te huaja humanitare ne zonat e goditura ashper ne Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›