Çlirohet Berluskoni, gjykata rrëzon akuzat ndaj tij

Trupa gjykuese në një gjykatë në Milano në seancën e sotme ka rrëzuar akuzat ndaj ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni në procesin Mills. Me këtë vendim i jepet kështu fund pas 5 vjetësh këtij procesi, ku Berluskoni akuzohej se kishte korruptuar avokatin e tij anglez. Ish-kryeministri akuzohej se kishte paguar avokatin e tij të taksave David Mills, rreth 600 dollarë në këmbim të dëshmisë së tij false në interes të Berluskonit. Gjykatësit hodhën sot poshtë akuzat për shkak të skadimit të afatit të çështjes, sipas ligjit të kufizimit të procedimeve penale.