E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen, shpërthen makina bombë, 21 të vdekur

Mediat vendase kane publikuar se vetëm pak minuta më parë përpara pallatit presidencial në Jemen është vendosur një makinë bombë. Atentati ka ardhur vetëm pak minuta pasi, Presidenti i ri, Abd Rabbu Mansour Hadi bëri betimin.

Si pasojë e atentatit kanë mbetur të vrarë 21 persona. Zgjedhja e Presidentit është pjesë e një marrëveshjeje të mbështetur nga SHBA dhe të negociuar nga vendet e Gjirit. Mansour zëvendëson kështu Ali Abdullah Saleh, i cili doli nga skena si pasojë e revoltave popullore që përfshinë vendin, të pagëzuara me emrin Pranvera Arabe.

Ndërkohë, vetë Saleh është kthyer në shtëpinë e tij në Sana pasi u mjekua në Shtetet e Bashkuara. Saleh, 69 vjeç, kishte mbërritur në Amerikë në janar për të marrë mjekim për plagët e marra gjatë një atentati të vitit të kaluar ndaj pallatit presidencial. Me mbajtjen e zgjedhjeve më 21 shkurt, Saleh pa t`i përfundonte pushteti pas 33 vjetësh në krye të vendit. Saleh është zëvendësuar kështu nga numri dy i tij, që pas betimit merr zyrtarisht detyrën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›