E Diel, 1 Nëntor 2026

Vepra të turpshme me të miturën, arrestohet 60-vjeçari në Korçë

abuzimiKorçë- Policia e Korçës ka bërë arrestimin e një të moshuari sot, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një të mitur.

Mësohet se në pranga ka përfunduar Vangjel Hoxha, 60 vjeç, i cili sipas policisë ka abuzuar me një 12-vjeçare.

Ngjarja është shënuar në Maliq, ku e mitura u ka rrëfyer prindërve të saj se ai ka abuzuar me të në një lagje periferike. Më pas prindërit e saj bënë denoncimin në polici dhe u krye arrestimi.

Aktualisht janë duke u zhvilluar hetime për të mësuar të tjera detaje rreth ngjarjes, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë abuzuar edhe me fëmijë të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›