Aktorja e filmave grekë: Përjetova racizmin, se jam nga Vorio Epiri
Vasiliki Angeli, aktorja e njohur e shumë serialeve televizive në Greqi, si ai me titull "Endrra të vjedhura" ("Klemena onira"), ka folur për fëmijërinë e vështirë dhe fytyrën e shëmtuar të racizmit në Greqi, vendi ku lindi demokracia.
Ajo ka lindur në zonat minoritare në Shqipëri dhe që në moshë të vogël jeton në Greqi. "Për fat të keq, në Greqi janë shumë racistë. Unë e kam përjetuar shumë racizmin, sepse jam vorioepirote. Edhe pse ishim nga minoriteti grek në Shqipëri, njerëzit këtu nuk na njihnin dhe u përballëm me racizmin", shprehet ajo.
"Mësuesit na konsideronin të huajt dhe kështu mendonin edhe shokët e klasës. Kur në shkollë regjistronin nxënësit e huaj, ne ngrinim dorën sikur të ishim ndryshe, dhe jo si të gjithë fëmijët e tjerë. Kjo ishte traumatike për një fëmijë. Jam ndjerë keq”, i tha aktorja revistës "Lipon".
“Aty ku na konsideronin grekë na fyenin, këtu na konsiderojnë shqiptarë dhe na izolojnë", shprehet ajo.
Megjithatë, Vasiliki nuk u frikësua: "Unë jam ajo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Kam nderin tim dhe jam krenare që jam nga Vorioepiri".