Torino, shpërbëhen 2 klane droge me shqiptarë, 43 në pranga
TIRANE-Pas muaj hetime policia e Torinos kreu sot që në orët e para të mëngjesit një operacion kundër dy organizatave kriminale që përbëhen kryesisht nga shqiptarë.
Siç raportojnë mediat italiane dy organizatat në fjalë ishin të specializuara në trafikun ndërkombëtar të drogës, zhvatje dhe sekuestrim personi. Ato vepronin mes veriut dhe qendrës së Italisë, nga Lacio në Lombardi, duke kaluar edhe Piemonte, Toskanë dhe Umbria. 43 persona kanë përfunduar në pranga, që të gjithë anëtarë të strukturave kriminale të organizuara si klane të vërteta mafioze. Po sipas raportimeve në media, organizatat kishin një organizim shumë të mirë dhe madje mbështetje logjistike për korrierët e tyre që transportonin drogën apo edhe asistencë ligjore për bashkëpunëtorët që përfundonin në pranga.
Ajo çka është interesante, këto dy organizata kriminale bënin çdo veprim përmes komunikimit online me anë të rrjeteve sociale si Facebook, por edhe email, që duken më të sigurta porn ë fund janë po aq të kapshme sa dhe telefonatat. Ndërsa të ardhurat e trafikut të drogës dhe aktivitetit tjetër kriminal, që vlerësohet të jetë qindra mijëra euro, investoheshin në tregun e sigurt imobiliar mes Toskanës dhe Shqipërisë.
(d.b/E.Rusi/BalkanWeb)