Rama: Jemi para 2 mundësive, ose të bëjmë histori, ose të ndëshkohemi si kundërshtarët
TIRANË-Partia Socialiste ka mbledhur sot paradite Asamblenë Kombëtare të saj ku fjalën përshëndetëse e ka mbajtur kreu dhe kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama.
Sipas Ramës, ky mandat qeverisës që i jepet nga populli së majtës e vendos PS para dy mundësish.
“Ky nuk është mandat i radhës për një qeveri të radhës, por ky është një mandat që na vendos para 2 mundësish. Ose të bëjmë histori ose të ndëshkohemi pas 4 vjetësh në mënyrë historike. Na duhet reformë tërësore në sundimin ligjit dhe riorganizimi sistemit të territorit si pasuri kombëtare dhe publike por dhe si shprehje e gjithë interesave private dhe të parasë publike”.