E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktpadi kundër ish-bashkëpunëtorit të Millosheviqit

Prokuroria serbe për krimin e organizuar ka paraqitur sot aktpadinë kundër Mirosllav Mishkoviqit, pronarit të kompanisë Delta holding”, Mille Gjurashkoviqit, pronarit të Nibens grup”, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre të dyshuar për makinacione me rastin e privatizimit të ndërmarrjeve të rrugëve.

Mishkoviq, i cili konsiderohet serbi më i pasur dhe i cili këtë pasuri e ka krijuar në kohën e Sllobodan Millosheviqit dhe të cilit i ka shërbyer me mjete të mëdha financiare, është arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar. Paraburgimi i është zgjatur disa herë, kurse momentalisht ai do të jetë prapa grilave deri më 9 qershor, kur pritet edhe të nisë gjykimi ndaj tij./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›