E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Tiranë përkujtohen Ilir Konushevci e Hazir Mala

Edhe 15 vjet pas vrasjes së furnitorit të UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut Hazir Mala, nuk ka autor të akuzuar apo arrestuar në policia edhe pse për ta flasin të gjithë.

Homazhet e zhvilluara në Tiranë me pjesëmarrjen autoriteteve të larta të Kosovës dhe ish oficerë të UÇK-së, duken si një mesazh për zbardhjen e kësaj ngjarje

Autoritet shqiptare u përfaqësuan nga ish- komandanti i Brigadës së Tropojës, Halit Kuçana.

Konushevci dhe Mala u vranë në pritë në Qafë Mali teksa transportonin me kamion armë për UÇK-në. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vra dhe Agim Demiri, që u dyshua si prej autorëve të pritës.

Në kronikat e kohës përmendet ekzekutimi i vëllait të Agimit, Bislim Demiri, për hakmarrje për vrasjet në pritë, por zyrtarisht kjo dosje është e pazbardhur./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›