E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një gazetar i Radios Evropa e Lirë

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, nga qyteti verilindor i Turkmenistanit, Turkmenabat, është ndaluar nga policia lokale.

Rovshen Yazmuhamedov, 30 vjeçar, punon për RFE/REL që nga shtatori 2012.

Raportet e tij përqendrohen kryesisht në çështjet sociale.

Të enjten, të afërmit e Yazmuhamedovit e informuan shërbimin turkmen të REL se ai u arrestua të hënën.

Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për paraburgimin e Yazmuhamedovit.

Sipas të afërmve, gazetari po mbahet në një qendër paraburgimit, që kryesisht ka të bëjë me hetimet për krim të organizuar dhe rastet e lidhura me terrorizëm.

Të afërmit tregojnë se Yazmuhamedov është marrë në pyetje nga shërbimet e sigurisë së Turkmenistanit disa herë në të kaluarën./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›