E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli ndërton vendbanime tjera në Bregun Perëndimor

Autoritetet izraelite kanë dhënë dritën jeshile për ndërtimin e ndërtesave tjera në Bregun Perëndimor, një lëvizje kjo që do të komplikojë përpjekjet amerikane për të ringjallur bisedimet paqësore izraelito-palestineze.

Një zëdhënës izraelit tha të enjten se është dhënë miratimi preliminar për 296 shtëpi në koloninë Beit El.

Palestinezët kundërshtojnë çdo ndërtim në territorin e tyre, që duan ta kenë pjesë të shtetit të ardhshëm palestinez, kurse shefi negociator palestinez, Saeb Erakat tha se lëvizja e Izraelit dëshmon se ky shtet po saboton përpjekjet amerikane për ringjalljen e paqes.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka njoftuar se do të vizitojë Izraelin gjatë këtij muaji, në një përpjekje për të rinisur bisedimet e paqes, që pothuajse janë ngrirë që nga fundi i vitit 2010./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›