Karzai: SHBA do nëntë baza edhe pas 2014

Presidenti afgan, Hamid Karzai tha se Shtetet e Bashkuara duan të mbajnë nëntë baza ushtarake në Afganistan, pas tërheqjes së planifikuar të shumicës së trupave të huaja nga vendi deri në fund të vitit 2014.
Karzai tha se ka vendosur një numër kushtesh për miratimin e bazave ushtarake nga qeveria e tij.
Ai tha se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të intensifikojë përpjekjet në procesin e paqes me talibanët, t’i forcojnë pjesëtarët e forcave afgane të sigurisë, të ndihmojë në ndërtimin e ekonomisë dhe të ofrojnë ndihmë në qeverisje.
Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara aktualisht po negociojnë një marrëveshje për të lejuar një prani të kufizuar të trupave amerikane në Afganistan, pas tërheqjes së planifikuar në vitin e ardhshëm./Indeksonline/