Akull ne akset rrugore policia keshillon perdorimin e zinxhireve

Bora e orëve te fundit ka krijuar probleme në disa akse rrugore, kryesisht ne veri te vendit. Në Pukë ka prezence te akullit, ndërsa temperaturat kanë arritur në disa grade minus.
Policia e qarkullimi këshillon përdorimin e zinxhirëve në disa akse rrugore si në Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali-Fierzë, si dhe Peshkopi-Klos.
Prezencë akulli në akset Korçë-Qafëthanë dhe Korçë-Ersekë, ku gjatë natës disa mjete kanë dalë nga rruga, por pa dëme materiale dhe në njerëz.
Shtresa akulli edhe ne Qafë- Kërrabë dhe në Qafën e Llogorasë. Dëbora përfshiu të gjithë zonat malore në Gramsh e Librazhd