Akulli në Arktik po shkrihet në nivel rekord

Arktiku, gjatë këtij viti, ka humbur më shumë akull se në çdo periudhë tjetër prejse satelitët kanë nisur regjistrimet, në vitin 1979.
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka bërë të ditur se sasia e akullit në det është zvogëluar në 4.1 kilometra katrorë.
Akulli në det rritet gjatë dimrave të ftohtë të Arktikut dhe zvogëlohet me rritjen e temperaturave.
Shkencëtarët thonë se gjatë tri dekadave të fundit, satelitët kanë vërejtur zvogëlim për 13 për qind të shtresës së akullit në çdo dekadë gjatë kohës së verës.
Shkencëtarët e përfshirë në llogaritjen e fundit, thonë se ajo mund të jetë pjesë e ndryshimeve rrënjësore të kushteve të Arktikut.